MjekuPër klinika private, ordinanca dhe stomatologë

Nga termini deri te kuponi fiskal

Program për menaxhimin e pacientëve.

Terminet, kartela elektronike e pacientit, raportet mjekësore, fletëlëshimet, pagesat, arka dhe financat, në një program të vetëm, të shpejtë, në gjuhën shqipe. Të dhënat e pacientëve tuaj rrinë vetëm në instancën tuaj.

Ndërtuar nga mjekë, për mjekë.

Pa kartë krediti. 7 ditë provë me të gjitha modulet. klinika-juaj.mjeku.app 1 klinikë= 1 instancë e veçantë2FA+ audit log i plotëAES-256backup i enkriptuar
Mjeku.App: lista e pacientëve të ditës, me skedat Në pritje, Në vizitë, Pritet pagesa dhe Të përfunduara
Mjeku.App në telefon: lista e pacientëve të ditës
Termin i ri · 09:00Elira (Fatmir) Hoxha · Dr. Blerim Gashi
Raporti u finalizuaDr. Blerim Gashi · 09:24
Kuponi fiskal u lëshuaPagesa u ruajt · 45.00 €
Arka e ditës u mbyllRaporti gati për printim

Një ditë në klinikë

Ndiqni një pacient nga termini deri te kuponi fiskal.

E martë, 22 shtator. Elira ka termin te kardiologu në orën 09:00. Lëvizni poshtë dhe shihni çfarë bën programi në çdo hap, për recepsionin, për mjekun dhe për pronarin.

  1. Recepsioni

    Termini zë vendin e vet në kalendar.

    Elira telefonon në mëngjes. Recepsioni e cakton në orën 09:00 te Dr. Blerim Gashi, në kalendarin e tij, sipas orarit të tij të punës.

    • Slote 15-minutëshe
    • Shumë mjekë, secili me orarin e vet
    • Anulimet ruhen në Audit Log
  2. Recepsioni dhe mjeku

    Të gjithë shohin të njëjtën listë.

    Elira është te lista e ditës, te “Në pritje”. Recepsioni dhe mjeku shohin të njëjtën listë, që rifreskohet vetë, pa telefonata nëpër zyra.

    • Kush pret, kush është në vizitë, kush duhet të paguajë
    • Pacienti pa termin hyn menjëherë në listë
  3. Mjeku

    Mjeku shkruan, programi ruan.

    Dr. Gashi hap vizitën dhe sheh historinë e Elirës ndërsa shkruan raportin. Fushat i cakton klinika, tekstet e shpeshta vijnë nga shabllonet, diagnoza merr kodin ICD-10 dhe drafti ruhet vetë.

    • Shërbimet shtohen me një klikim
    • Dokumente, foto dhe video në vizitë
  4. Mjeku

    Raporti del me logon e klinikës.

    Finalizimi e mbyll raportin dhe e dërgon Elirën te pagesa. Raporti printohet në A4 ose ruhet si PDF, me logon dhe dizajnin e klinikës.

    • A4 ose PDF
    • Header dhe footer i klinikës
  5. Recepsioni

    Një klikim: pagesa dhe kuponi fiskal.

    Elira paguan 20 € cash dhe 25 € me kartelë. Kuponi fiskal shtypet me një klikim nga pagesa, direkt në arkën fiskale të klinikës, pa e shkruar shumën dy herë.

    • Cash, POS ose bankë, edhe të ndarë
    • Global Service EU FP-15
  6. Pronari

    Arka mbyllet, numrat janë gati.

    Në fund të ditës arka mbyllet me raport të printueshëm. Komisioni i mjekut llogaritet vetë, terminet e harruara mbyllen vetë, dhe pronari sheh sa fitoi klinika, nga cili mjek dhe shërbim.

    • Eksport në Excel dhe PDF
    • Krahasim me periudhat e kaluara

Modulet

Gjithçka që i duhet recepsionit, mjekut dhe pronarit.

18 module, të ndara sipas kujt i shërbejnë. Çdo modul bën një punë të qartë, dhe të gjitha punojnë së bashku: pacienti, termini, vizita, raporti, pagesa dhe kuponi.

Recepsioni

Pranon pacientin, cakton terminin dhe merr pagesën.

  • Dashboard i ditës

    Të gjithë pacientët e ditës në një ekran: kush pret, kush është në vizitë, kush duhet të paguajë dhe kush ka përfunduar.

  • Terminet

    Kalendari i çdo mjeku sipas orarit të tij. Pacienti pa termin futet menjëherë në listë, terminet e harruara mbyllen vetë.

  • Pagesat dhe arka

    Cash, kartelë ose bankë, edhe të ndara. Arka mbyllet çdo ditë me raport të printueshëm.

  • Arka fiskale

    Kuponi fiskal shtypet me një klikim nga pagesa, direkt në arkën fiskale të klinikës, pa e shkruar shumën dy herë.

  • Faturat

    Fatura me TVSH për kompanitë dhe klientët që i kërkojnë, të numëruara vetë, në A4 ose PDF.

  • Mesazhe mes stafit

    Recepsioni dhe mjekët i shkruajnë njëri-tjetrit brenda programit, pa WhatsApp dhe pa telefonata.

Mjeku

Sheh historinë e pacientit dhe shkruan raportin.

  • Kartela e pacientit

    Vizitat e mëparshme me dokumentet e tyre, diagnozat, alergjitë, pagesat dhe borxhi, në një faqe.

  • Raporti klinik

    Me shabllone teksti dhe kode ICD-10. Ruhet vetë gjatë shkrimit dhe printohet me logon e klinikës.

  • Fletëlëshimet

    Pas trajtimit apo operacionit: anamneza, diagnoza, epikriza, terapia dhe rekomandimet, gati për printim.

  • Kartela dentare

    Odontogrami me çdo dhëmb dhe sipërfaqe, dhe plani i trajtimit në faza me ofertë PDF.

  • Aparatet e dëgjimit

    Aparati lidhet me pacientin, garancioni lëshohet vetë, dhe pacienti e sheh servisin me kod QR.

  • Aplikacion në telefon

    Programi në telefon me ikonën e klinikës, pa App Store. Asnjë e dhënë pacienti nuk ruhet në pajisje.

Pronari

Sheh numrat e klinikës dhe vendos kush çfarë sheh.

  • Financat dhe raportet

    Sa fitoi klinika, nga cili mjek, shërbim apo diagnozë, me krahasim periudhash dhe eksport në Excel dhe PDF.

  • Kontabiliteti

    Libri i shitjes dhe i blerjes, TVSH-ja për ATK dhe pasqyra e të ardhurave, pa program të dytë.

  • Stoku dhe POS

    Hyrjet nga furnitorët, inventari dhe shitja e produkteve me POS, me kupon fiskal nga e njëjta arkë.

  • Punëtorët dhe pagat

    Pagat me kontributin pensional dhe tatimin sipas rregullave të Kosovës, me fletëpagesë për çdo punëtor.

  • Përdoruesit dhe lejet

    Çdo punëtor ka llogarinë e vet. Admini vendos kush çfarë sheh, edhe që mjekët të shohin vetëm pacientët e tyre.

  • Asistent AI

    Pyetni me fjalë të thjeshta, p.sh. “sa pacientë me hipertension patëm këtë vit?”, dhe merrni përgjigjen. Vetëm lexon, s'ndryshon asgjë.

Siguria dhe pronësia e të dhënave

Të dhënat e pacientëve janë tuajat. Pikë.

Çdo klinikë merr instancën e vet: adresën e vet, bazë të dhënash, dosje dokumentesh dhe çelës enkriptimi të veçantë. Asnjë klinikë tjetër nuk ndan asgjë me ju, as në program, as në server.

klinika-juaj.mjeku.app

  • Baza e të dhënave, vetëm e klinikës suaj
  • Dokumentet e pacientëve, në dosje private
  • Çelësi i enkriptimit, i veçantë
  • Përdoruesi i serverit, i veçantë
Eksportoni gjithçka në çdo moment: pacientët, vizitat, dokumentet, backup-in e plotë.

Në program

2FA dhe kyçje ekrani

Verifikim dy-hapësh me app autentikimi, kode rikuperimi, pajisje të besuara, kyçje automatike e ekranit.

Audit log i plotë

Kush pa, kush ndryshoi, kush anuloi, me IP dhe kohë. Anulimet nuk fshijnë, vetëm shënojnë.

Backup automatik

Arkiv .zip i enkriptuar me AES-256 sipas orarit tuaj, me test integriteti dhe shkarkim nga Cilësimet.

Butoni i emergjencës

Mbyll qasjen e stafit me një klikim kur dyshoni për qasje të paautorizuar, pa prekur asnjë të dhënë.

Në server

Klinikë e izoluar plotësisht

Çdo klinikë ka bazën e të dhënave, përdoruesin e bazës dhe përdoruesin e serverit të vet. Një klinikë nuk mund të shohë as skedarët, as të dhënat e një tjetre.

HTTPS kudo

Çdo lidhje enkriptohet (TLS 1.2/1.3, HSTS). Dokumentet e pacientëve ruhen në dosje private që nuk shërbehen kurrë në internet.

Server i dedikuar, i forcuar

Server vetëm për Mjeku.App: firewall që lejon vetëm shërbimet e nevojshme, bllokim automatik i tentativave të sulmit dhe përditësime sigurie automatike.

Administrimi vetëm përmes VPN

Paneli i administrimit, baza e të dhënave dhe qasja teknike në server hapen vetëm përmes tunelit të enkriptuar WireGuard, me çelës dhe 2FA, kurrë nga interneti publik.

Aktivizohet me kërkesë

Premtimi ynë

Kurrë nuk ju bllokojmë nga të dhënat tuaja.

Nëse abonimi skadon, për 120 ditë gjithçka shihet dhe eksportohet lirisht. Nëse rinovoni, puna vazhdon aty ku e latë.

Si i mbrojmë të dhënat →

  1. Dita 0Vetëm-lexim, eksporti i lirë
  2. Ditët 30, 60, 85Paralajmërim me email
  3. Dita 90Backup-i final i plotë
  4. Dita 120Fshirje, me konfirmim me shkrim

Si nisni

Nga regjistrimi te pacienti i parë, në 4 hapa.

Klinikë e re

Instanca krijohet automatikisht sapo aprovohet kërkesa. Konfigurimi bazë zgjat rreth 10 minuta.

  1. Krijo llogarinëEmri i klinikës, adresa që dëshironi dhe email-i. Pa kartë krediti për 7 ditët e para.
  2. Merr instancën tëndeklinika-juaj.mjeku.app me bazë, skedarë dhe server të ndarë, gati brenda minutash pas aprovimit.
  3. Konfiguro klinikënMjekët, orari, shërbimet me çmime, template-i i raportit me logon tuaj.
  4. Fillo punënRecepsioni regjistron pacientin e parë. Ne jemi një mesazh larg.

Fillo provën 7 ditë falas

Migrimi nga sistemi i vjetër

Përdorni një program tjetër ose Excel? I sjellim në Mjeku.App pacientët, historinë e vizitave, pagesat dhe listën e shërbimeve me çmime, pa humbur asnjë pacient.

  1. Na dërgoni eksportinNga sistemi i vjetër: Excel, CSV ose kopje e bazës së të dhënave. Ju tregojmë çfarë mund të sillet dhe sa zgjat.
  2. E përgatisim nePacientët, vizitat, pagesat dhe shërbimet i përshtatim për instancën tuaj të re.
  3. Kontrolloni para importitParapamja tregon çfarë do të shtohet. Pacientët që ekzistojnë nuk dyfishohen dhe asnjë pagesë nuk futet dy herë.
  4. Vazhdoni punënSistemi i vjetër punon deri ditën e kalimit; pastaj klinika punon në Mjeku.App me gjithë historinë.

Listën e pacientëve nga Excel mund ta importoni edhe vetë, nga Cilësimet → Import / Export. Për migrimin na shkruani te info@mjeku.app. Si bëhet migrimi →

Për kë është

Një program për pacientët e çdo praktike mjekësore.

Nga ordinanca me një mjek te poliklinika me shumë mjekë: i njëjti program për menaxhimin e pacientëve, me pakon që i përshtatet madhësisë suaj.

Program për ordinanca

Për mjekun që punon vetë ose me një recepsion: terminet, kartela e pacientit, raporti klinik dhe kuponi fiskal, nga 15 € në muaj me pakon Solo.

Më shumë për ordinancat →

Program për stomatologë

Kartela dentare me odontogram FDI, plani i trajtimit në faza dhe oferta PDF për pacientin, bashkë me terminet dhe pagesat.

Më shumë për stomatologët →

Program për poliklinika

Pakoja Pro: mjekë pa kufi, raporte të avancuara, asistent AI dhe API për sistemet e tjera të institucionit.

Më shumë për poliklinikat →

Çmimet

Një çmim i qartë për klinikën, jo për çdo klikim.

Në çdo pako MJEKU: pacientët, terminet, vizitat, raportet, financat operative, arka, pagesat Cash/POS/Bank, faturat dhe fiskalizimi. Plus instanca e veçantë, backup-i i enkriptuar, përditësimet dhe mbështetja. Anuloni kur të doni, të dhënat mbeten tuajat.

Çmimet janë pa TVSH.

Solo

Mjek që punon vetë, pa recepsion.

15€ / muaj
  • 1 përdorues: mjeku është edhe admin
  • Pacientët, terminet, vizitat, raportet
  • Financat, arka, pagesat, faturat
  • Fiskalizimi (kupon fiskal nga MJEKU)
  • Backup automatik i enkriptuar
  • Recepsion
Fillo provën

Klinikë

Ordinancë me 1–2 mjekë dhe recepsion.

29€ / muaj
  • 3 përdorues: 2 mjekë + 1 recepsion
  • Pacientët, terminet, vizitat, raportet
  • Financat, arka, pagesat, faturat
  • Fiskalizimi (kupon fiskal nga MJEKU)
  • Backup automatik i enkriptuar
  • Asistent AI
Fillo provën
Më i zgjedhuri

Klinikë Plus

Klinikë me deri në 5 mjekë.

59€ / muaj
  • 6 përdorues: deri në 5 mjekë + 1 recepsion
  • Pacientët, terminet, vizitat, raportet
  • Financat, arka, pagesat, faturat
  • Fiskalizimi (kupon fiskal nga MJEKU)
  • Backup automatik i enkriptuar
  • Asistent AI
Fillo provën

Qendër

Qendër me deri në 11 mjekë dhe recepsion.

120€ / muaj
  • 12 përdorues, deri në 11 mjekë
  • Gjithçka nga Klinikë Plus
  • Raporte të avancuara dhe eksporte
  • Email SMTP i klinikës, njoftime
  • Asistent AI
Fillo provën

Pro

Poliklinikë: mjekë pa kufi, disa lokacione.

299€ / muaj
  • 30 përdorues, mjekë pa kufi
  • Gjithçka nga Qendër
  • Asistent AI (kërkim dhe analiza klinike)
  • API për sisteme të jashtme
  • Mbështetje prioritare dhe onboarding
Fillo provën

Shto module sipas nevojës

MJEKU punon plotësisht edhe pa to. Zgjidh çdo kombinim te regjistrimi, ose Complete për të trija. 7 ditët e provës janë falas; pas tyre modulet shtohen te fatura bashkë me pakon.

Kontabiliteti

TVSH, libri i shitjes dhe i blerjes, shpenzimet kontabël, pasqyrat, aktivet dhe eksporti për ATK.

15€ / muaj
Zgjidhe

Stoku & POS

Produkte fizike, hyrje/dalje, furnizimet, inventari dhe shitja nga stoku me POS.

12€ / muaj
Zgjidhe

Punëtorët & Pagat

Punëtorët, lista e pagave, kontributet, tatimi dhe fletëpagesat.

6€ / muaj
Zgjidhe
Kursen 8 €/muaj

Complete

Kontabiliteti + Stoku & POS + Punëtorët & Pagat (33 € veç e veç).

25€ / muaj
Zgjidhe

Aparatet e dëgjimit

Për klinikat e dëgjimit: aparati i pacientit, garancioni dhe servisi me QR për statusin. Modul më vete, jashtë Complete.

5€ / muaj
Zgjidhe

Shembull: MJEKU Klinikë 29 € + Punëtorët & Pagat 6 € = 35 € / muaj · Klinikë 29 € + Complete 25 € = 54 € / muaj

Përdorues = llogari aktive (mjek, recepsion, administrator); admini mund të jetë njëkohësisht mjek. Financat, arka, pagesat, faturat dhe fiskalizimi janë në të gjitha pakot; modulet janë shtesë (vjetore = 10 muaj). Kërkoni më shumë llogari apo instalim në serverin tuaj (on-premise)? Na shkruani.

Pyetje të shpeshta

Para se të vendosni.

Keni një pyetje tjetër?

Na shkruani për pakon, migrimin apo arkën fiskale. Klinikat që punojnë tashmë me Mjeku.App na gjejnë te support@mjeku.app.

info@mjeku.app
Çfarë është Mjeku.App?

Mjeku.App është program për menaxhimin e pacientëve dhe të klinikës, në gjuhën shqipe: terminet, kartela elektronike e pacientit, raportet mjekësore, pagesat, arka fiskale dhe financat, në një vend. Është për klinika private, ordinanca, stomatologë, poliklinika dhe fizioterapi.

Sa kushton programi?

Nga 15 € në muaj për mjekun që punon vetë (Solo), 29 € për ordinancë me recepsion (Klinikë) dhe 59 € për klinikë me deri në 5 mjekë (Klinikë Plus). Çmimet janë pa TVSH; me pagesë vjetore merrni 2 muaj falas. Të gjitha pakot janë te Çmimet.

A duhet të instalojmë diçka?

Jo. Programi punon në shfletues (Chrome, Edge, Safari, Firefox) në kompjuter, tablet dhe telefon, dhe mund ta instaloni si aplikacion me ikonën e klinikës, pa App Store. Vetëm për arkën fiskale duhet ZFPLabServer në kompjuterin e recepsionit.

Ku ruhen të dhënat e pacientëve?

Në instancën tuaj të veçantë (bazë e veçantë, dosje e veçantë dokumentesh, çelës i veçantë enkriptimi) në serverin e dedikuar të Mjeku.App. Asnjë klinikë tjetër nuk ndan bazë me ju dhe mund t'i eksportoni në çdo moment. Vendndodhja e serverit dhe masat e sigurisë janë te Politika e privatësisë.

Çfarë ndodh nëse ndaloj abonimin?

Sistemi kalon në vetëm-lexim për 120 ditë: hyni, shihni dhe eksportoni gjithçka (pacientë, vizita, dokumente, backup i plotë). Ju paralajmërojmë me email në ditët 30, 60 dhe 85; në ditën 90 përgatisim vetë një backup të plotë final; në ditën 120 të dhënat fshihen përfundimisht dhe ju konfirmojmë fshirjen me shkrim. Nëse rinovoni para ditës 120, puna vazhdon aty ku e latë.

A punon me arkën fiskale që kemi?

Po, me arkat Global Service EU FP-15 (Tremol) përmes ZFPLabServer në kompjuterin e recepsionit ose në LAN. Vendosni adresën IP te Cilësimet → Arka Fiskale dhe kuponi shtypet direkt nga modali i pagesës. Modele të tjera shtohen sipas kërkesës.

A mund t'i sjellim pacientët nga sistemi i vjetër?

Po. Listën e pacientëve nga Excel/CSV e importoni vetë nga Cilësimet → Import / Export, me parapamje dhe pa dublikata. Për migrimin nga një program tjetër, bashkë me vizitat dhe pagesat, ju ndihmojmë ne; shihni Migrimi.

Sa kohë zgjat instalimi?

Instanca krijohet automatikisht sapo aprovohet kërkesa e regjistrimit. Konfigurimi bazë (mjekët, orari, shërbimet, logoja) zgjat rreth 10 minuta. Ju ndihmojmë me video-udhëzime dhe, në pakon Pro, me onboarding personal.

A ka aplikacion për telefon?

Po. Sistemi instalohet si aplikacion në telefon, tablet ose kompjuter direkt nga shfletuesi (në iPhone: Share → Add to Home Screen), me ikonën dhe emrin e klinikës, pa App Store. Për sigurinë e pacientëve, asnjë e dhënë nuk ruhet në pajisje: gjithçka lexohet e enkriptuar nga serveri.

Provë 7 ditë falas

Klinika juaj mund të nisë sot.

7 ditë provë me të gjitha modulet, pa kartë krediti. Regjistroni klinikën, merrni hapësirën tuaj të veçantë pas aprovimit dhe regjistroni pacientin e parë.

Krijo klinikën tënde falas