Platforma MJEKU.app

Kush jemi ne?
MJEKU.app është platformë unike e cila ju ofron pacientëve dhe mjekëve shërbime për menaxhimin e termineve përmes kalendarit digjital i cili është i disponueshëm 24/7 nga kudo që ju ndodheni, e tëra që ju duhet është të keni çasje në internet.

Inspirimi
Asnjëri nga ne nuk e kemi menduar se si do të vepronim në rast të një pandemie siç ishte Covid-19, distancimi social ishte njëra ndër këshillat dhe detyrimet që ne duheshim ta respektonim për ta parandaluar virusin.
Kush do ta mendonte se ne do mësoheshim t’i përdornim dhe t’u besonim shërbimeve online, por e kishim të domosdoshme ishte zgjidhja e vetme. Pas fazës së adaptimit me përdorimin e shërbimeve online kuptuam që çdo gjë ishte më e lehtë, pse kishim humbur kohë dhe para për shërbime që mund t’i kryejm fare lehtë.
Ne si një ekip guximtar dhe largpamës ideuam që një platformë ku pacientët mund t’i gjejnë mjekët me të gjitha informacionet rreth tyre por më e rendësishmja të caktojnë termin online për 10 sekonda, pa humbur kohë as para.
Nga këtu lindi idea dhe u realizua MJEKU.app.

Pse mjeku.app?
Pas një kohë hulumtimi dhe vlerësimi të një numri të madh të mjekëve dhe pacientave në Kosovë kemi konkluduar së tregut i duhet një platformë e tillë, qëllimi jonë kryesor është përmirësimi dhe digjitalizimi i sistemit shëndetësor në Kosovë, platforma MJEKU.app është një hap drejt digjitalizimit.
Ne besojmë se personeli shëndetësor meriton lehtësim të punëve e sidomos punëve administrative të cilat mund të digjitalizohen, në këtë rast caktimi i termineve, gjithashtu t’i kushtojnë më shumë kohë vetes së tyre, ndërkohë pacientët duhet ta kenë sa më të lehtë dhe cilësor çasjen në kujdes shëndetësor.
Besimi në mes të pacientit dhe mjekut janë faktor kyç në misionin tonë, prandaj ne duam që ta bëjmë më të lehtë dhe më të shpejtë çasjen në kujdesin shëndetësor, në të njejtën kohë t'i ndihmojmë personelit shëndetësor të menaxhojnë bizneset e tyre në mënyrë sa më efiçente dhe produktive.